Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pohuar se vendi i tij po pajis Marinën me armë bërthamore.
Ai e bëri deklaratën gjatë prezantimit të një anijeje luftarake, sipas mediave shtetërore.
“Marina po bëhet një forcë ushtarake e plotë, e pajisur me asete strategjike, pasi programi për pajisjen e Marinës me armë bërthamore po përparon pa probleme sipas rrugës së planifikuar”, tha Kim Jong Un, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve.



