Sulm me dron rus gjatë natës në Odessa dhe Zaporizhia, viktima dhe të plagosur

Sulm me dron rus gjatë natës në Odessa dhe Zaporizhia, viktima dhe të plagosur

Një sulm me dron rus gjatë natës ka vrarë një grua në Odessa, në jug të Ukrainës, njoftuan autoritetet lokale herët këtë mëngjes.

 

Sipas kreut të komandës ushtarake rajonale të Odessas, Oleh Kiper, një nga dronët goditi një zonë banimi, duke shkaktuar shembjen e çatisë së një shtëpie familjare.

 

“Fatkeqësisht, një grua ka vdekur si pasojë e sulmit”, deklaroi ai përmes një postimi në Telegram.

 

Ndërkohë, në rajonin e Zaporizhia, kreu i komandës ushtarake lokale, Ivan Fedorov, raportoi për një tjetër viktimë dhe tre persona të plagosur si pasojë e bastisjeve ruse gjatë 24 orëve të fundit në zonat e Zaporizhias dhe Polokhiv.

 

Sulmet e reja vijnë në një kohë kur pritet të mbahen bisedime të reja diplomatike për zgjidhjen e konfliktit të armatosur, që ka nisur prej gati katër vitesh.

 

Takimet janë planifikuar të zhvillohen të martën dhe të mërkurën në Gjenevë, midis Moskës dhe Kievit, nën patronazhin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy