Pakistani dhe Afganistani kanë rënë dakord për një armëpushim 48-orësh që do të hyjë në fuqi në orën 3 të pasdites. Lajmin e bëri me dije diplomacia pakistaneze, pas disa ditësh përleshjesh vdekjeprurëse në kufirin e tyre.
"Qeveria pakistaneze dhe regjimi afgan i talebabëve kanë vendosur të vendosin një armëpushim të përkohshëm në fuqi nga ora 18:00 e sotme për 48 orët e ardhshme.
Gjatë kësaj periudhe, të dyja palët do të përpiqen sinqerisht të gjejnë një zgjidhje pozitive për këtë problem kompleks, por të zgjidhshëm, përmes dialogut konstruktiv”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.



