Operacioni sekret për uraniumin iranian, a do të dërgojë SHBA trupa në terren?

Operacioni sekret për uraniumin iranian, a do të dërgojë SHBA trupa në terren?

Tensionet midis Iranit nga njëra anë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me Izraelin nga ana tjetër po rikthejnë në qendër të vëmendjes një çështje që për disa kohë ka qëndruar në hije: rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit. 

 

Këto rezerva ndodhen kryesisht në zonën e Isfahanit dhe besohet se janë ende të varrosura nën rrënojat e objekteve bërthamore që u goditën nga bombardimet amerikane në qershorin e kaluar.

 

Sipas informacioneve të publikuara nga New York Times, duke iu referuar burimeve të inteligjencës amerikane, Irani mund të zotërojë rreth 440 kilogramë uranium të pasuruar. Ky material është thelbësor për programin bërthamor të Teheranit. 

 

Aktualisht uraniumi është pasuruar deri në nivelin 60%, ndërsa për prodhimin e armëve bërthamore kërkohet një pasurim rreth 90%. Nëse centrifugat iraniane do të funksiononin normalisht, kalimi në fazën përfundimtare të pasurimit do të ishte relativisht i shpejtë.

 

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar vazhdimisht se sulmet amerikane shkatërruan gjithçka. Megjithatë, sipas vlerësimeve të inteligjencës, rezervat e uraniumit mund të jenë ende të paprekura, të fshehura thellë nën tokë. Pyetja kryesore tani është se kush do të ndërmarrë hapin e parë për t’i marrë ato.

 

Raportimet sugjerojnë se Irani mund të përpiqet t’i arrijë rezervat përmes një hyrjeje që ende mund të përdoret, megjithëse operacioni do të ishte kompleks, pasi uraniumi ruhet në formë të gaztë dhe kërkon procedura të ndërlikuara për t’u transportuar. 

 

Sulmet e vitit të kaluar goditën rëndë objektet në Natanz dhe Fordoë me bomba depërtuese, ndërsa në Isfahan u përdorën raketa Tomahaëk që shkaktuan dëme më sipërfaqësore.

 

Pamjet satelitore pas sulmeve treguan aktivitet të konsiderueshëm gërmimi në zonë. Sasi të mëdha dheu dhe mbeturinash u zhvendosën pranë hyrjeve të objekteve të dëmtuara, të cilat më pas u bllokuan. Aktivitetet e ngjashme janë vërejtur edhe muajt e fundit, çka mund të tregojë përpjekje për të mbrojtur më tej rezervat nga sulme të tjera.

 

Inteligjenca amerikane vazhdon të monitorojë situatën nga afër, duke besuar se çdo përpjekje për të rikuperuar uraniumin do të mund të zbulohej që në fazat e para. Megjithatë, Uashingtoni nuk po qëndron vetëm në pritje. Mundësia e ndërhyrjes ushtarake tokësore mbetet në tryezë, edhe pse për momentin nuk konsiderohet një opsion i menjëhershëm.

 

Shtetet e Bashkuara nuk u përpoqën ta merrnin uraniumin pas bombardimeve të vitit të kaluar, pasi një operacion i tillë do të ishte shumë i rrezikshëm. Edhe sot, një mision i forcave speciale për ta siguruar materialin do të ishte jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe do të kërkonte një fushatë më të gjerë bombardimesh përpara se trupat të hynin në terren.

 

Strategjia që po përmendet më shpesh në Uashington është vazhdimi i presionit ushtarak dhe diplomatik ndaj Teheranit, me synimin që çështja e uraniumit të përdoret si kartë negociuese për një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy