Inteligjenca turke: Lufta në Iran mund të ndezë konflikt mes turqve, kurdëve, arabëve dhe persëve

Inteligjenca turke: Lufta në Iran mund të ndezë konflikt mes turqve, kurdëve, arabëve dhe persëve

Shefi i inteligjencës turke, İbrahim Kalin, ka paralajmëruar për pasoja të rënda nëse përshkallëzohet konflikti me Iranin, duke theksuar rrezikun e një destabilizimi të gjerë në Lindjen e Mesme. 

 

Sipas tij, një luftë e tillë mund të ndezë një zjarr të madh përçarjeje mes popujve kryesorë të rajonit – turqve, kurdëve, arabëve dhe persëve – duke hapur rrugën për përplasje të gjata dhe të rrezikshme. 

 

Kalin nënvizoi se një skenar i tillë mund të shndërrohet në një konflikt të zgjatur rajonal, me pasoja të paparashikueshme për sigurinë dhe stabilitetin në zonë. 

 

Paralajmërimi vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta dhe ekziston frika se përshkallëzimi i tyre mund të përfshijë aktorë të shumtë dhe të zgjasë për vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy