Detaje të reja për vrasësin e Charlie Kirk: Pa përkatësi partiake, nuk ka votuar në dy zgjedhjet e fundit

Detaje të reja për vrasësin e Charlie Kirk: Pa përkatësi partiake, nuk ka votuar në dy zgjedhjet e fundit

Tyler Robinson, 22-vjeçari në paraburgim si i dyshuari për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, rezulton i regjistruar si votues, pa asnjë përkatësi partiake, dhe nuk ka marrë pjesë në dy zgjedhjet e fundit.

 

Një anëtar i familjes u tha hetuesve se Robinson "ishte bërë më politik në vitet e fundit", tha Guvernatori i Utahut, Spencer Cox, në një konferencë për shtyp.

 

Autoritetet, të cilat e kanë përshkruar vrasjen e Kirk si një "vrasje politike", zbuluan mesazhe antifashiste të gdhendura në municione me një pushkë pranë vendit të ngjarjes. 

 

Këto mesazhe përfshinin një që thoshte, "Hej fashist! Kape!" dhe një tjetër që i referohej “Bella Ciao”, një kënge italiane antifashiste.

 

Robinson u rrit në Uashington, Utah, dhe fitoi një bursë për të ndjekur Universitetin Shtetëror të Utahut pas një rekordi të fortë akademik në shkollën e mesme, por e la pas vetëm një semestri, sipas të dhënave publike, mediave sociale dhe një deklarate të universitetit.

 

Fotot në mediat sociale tregojnë Robinson të veshur me këpucë gri Converse dhe syze dielli që duken të ngjashme me ato që mban i dyshuari për të shtënat në fotot e publikuara nga forcat e rendit në fillim të kësaj jave.

 

Cox tha në konferencën për shtyp se një anëtar i familjes së Robinson kishte kontaktuar një mik të familjes të enjten në mbrëmje, dhe miku i familjes i tha Zyrës së Sherifit të Qarkut të Uashingtonit se "Robinson u kishte rrëfyer atyre ose kishte lënë të kuptohej se e kishte kryer ai vrasjen".

 

Robinson u mor në paraburgim rreth orës 22:00 të enjten në mbrëmje, pas një kërkimi prej 33 orësh, tha të premten Drejtori i FBI-së, Kash Patel.

 

Vendi i lindjes së Robinson është një periferi e qetë e St. George, një qytet në cepin jugperëndimor të shtetit. Është rreth tre orë e gjysmë larg me makinë nga Universiteti i Luginës së Utah, ku Kirk u qëllua për vdekje të mërkurën pasdite ndërsa mbante një aktivitet në kampus.

 

Një anëtar i familjes së Robinson u kishte thënë hetuesve se në një darkë familjare të kohëve të fundit, Robinson e kishte përmendur eventin e ardhshëm të Kirk në Utah Valley, duke shtuar se "ata folën për arsyen pse nuk e pëlqenin atë dhe pikëpamjet që ai kishte". "Anëtari i familjes deklaroi gjithashtu se Kirk ishte plot urrejtje dhe përhapte urrejtje".

 

Pushka që Robinson përdori dhe la në një zonë të pyllëzuar pranë kampusit kishte fraza të ndryshme të gdhendura në gëzhojat e plumbave. Mes tyre edhe fraza nga meme online, duke përfshirë një që thoshte, "Nëse e lexon këtë, je gej LMAO".

 

Robinson rezulton i diplomuar në Shkollën e Mesme Pine Vieë në St. George në vitin 2021. Ai përfitoi një bursë presidenciale rezidente për të ndjekur Universitetin Shtetëror të Utah.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy