Raporti/ 220 milionë fëmijë mund të jenë obezë deri në vitin 2040

Raporti/ 220 milionë fëmijë mund të jenë obezë deri në vitin 2040

Një raport i ri nga Federata Botërore e Obezitetit paralajmëron se deri në vitin 2040 mbi 220 milionë fëmijë në moshë 5–19 vjeç mund të vuajnë nga obeziteti, ndërsa më shumë se gjysmë miliardi pritet të jenë mbipeshë, nëse nuk merren masa urgjente. 

 

Aktualisht, rreth 180 milionë fëmijë në botë janë obezë.

 

Sipas raportit, rritja e normave të obezitetit po shoqërohet me shfaqje të hershme të sëmundjeve kronike, përfshirë problemet kardiovaskulare dhe hipertensionin. 

 

Vendet me shifrat më të larta përfshijnë SHBA-në, Kinën dhe Indinë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar renditet ndër më të prekurat në Evropë.

 

Ekspertët dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë bëjnë thirrje për masa të detyrueshme si taksa mbi sheqerin, kufizime të reklamave të ushqimeve të pashëndetshme dhe politika që nxisin aktivitetin fizik, duke theksuar se obeziteti në fëmijëri nuk është i pashmangshëm, por pasojë e mjediseve jo të shëndetshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy