Presidenti amerikan Donald Trump, tha sot se kishte arritur një marrëveshje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sipas së cilës Uashingtoni do të ndalonte së ofruari ndihmë ushtarake për Izraelin pas fundit të këtij viti.
Duke folur në një emision të Fox News, Trump argumentoi se Izraeli nuk ka më nevojë për ndihmën amerikane, ndërsa shtoi se disa demokratë dhe politikanë të krahut të majtë po e përdorin financimin amerikan të Izraelit si argument për të kritikuar republikanët.
Lidhur me financimin për Izraelin, unë dhe Bibi Netanyahu kemi arritur një marrëveshje. Ne i japim Izraelit 4 miliardë dollarë në vit dhe ramë dakord muaj më parë për të ndaluar këtë financim.
Ne kemi rënë dakord që deri në fund të këtij viti nuk do ta paguajmë më Izraelin. Megjithatë, do ta ndihmojmë nëse është e nevojshme.
Memorandumi i mirëkuptimit që parashikon 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake vjetore amerikane për Izraelin do të skadojë në vitin 2028 dhe diskutimet tashmë kanë filluar rreth formës së mbështetjes amerikane për vendin pas kësaj date.
“Ata mund të blejnë çfarë të duan. Edhe Evropa mund ta bëjë këtë. Ne prodhojmë armët më të mira në botë”, shtoi Trump.



