Ukraina pranoi për herë të parë këtë të martë, se ushtria ruse kishte hyrë në rajonin e Dnipropetrovskit.
"Po, ata kanë hyrë në këtë territor, ku luftimet po vazhdojnë aktualisht ", tha për AFP Viktor Tregubov, zëdhënësi i forcave ukrainase për këtë rajon.
Kievi më parë kishte mohuar çdo depërtim të trupave ruse në këtë rajon.
Ushtria ruse, ka përshpejtuar operacionet në terren në muajt e fundit përballë njësive ukrainase më pak dhe më pak të pajisura mirë.
Grupi Dnipro i ushtrisë ukrainase, përgjegjës për këtë zonë, siguroi të martën se kishte ndaluar përparimin e pushtuesve rusë menjëherë pasi ata hynë në rajonin e Dnipropetrovsk nga rajoni i Donteskut.



