Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Tajvan pas shpërthimit të një dige, ndërsa tajfuni Ragasa solli shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në Kinën jugore.
Hong Kongu është vënë në gatishmëri të lartë.
Përpara se të godiste Kinën jugore, stuhia, e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, goditi veriun e Filipineve dhe Tajvanin, ku një liqen i formuar disa vjet më parë nga një rrëshqitje dheu doli nga shtrati, duke përmbytur një qytet aty pranë.
Hong Kongu ka mbyllur shkollat të martën dhe ka pezulluar fluturimet deri të enjten në mëngjes. Shërbimet e transportit janë pezulluar gjithashtu deri në njoftim të mëtejshëm.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të zonave të ulëta të jenë veçanërisht vigjilentë në lidhje me rreziqet e përmbytjeve dhe kanë hapur 50 strehimore të përkohshme ku janë strehuar 760 persona.



