Mbi një milion përdorues të ChatGpt dërgojnë mesazhe që tregojnë qëllime ose plane të qarta vetëvrasëse çdo javë.
Kjo zbulohet nga një studim i publikuar nga OpenAi, i cili thekson se afërsisht 0.07% e përdoruesve aktivë në një javë “tregojnë shenja të problemeve të mundshme të shëndetit mendor që lidhen me psikozën ose maninë”.
Të dhënat vijnë në një kohë kur OpenAi po përballet me shqyrtim gjithnjë e më të madh pas padisë së ngritur nga familja e një adoleshenti që kreu vetëvrasje pas një aktiviteti intensiv me ChatGpt.
Muajin e kaluar, Komisioni Federal i Tregtisë nisi një hetim të gjerë ndaj kompanive që krijojnë chatbot të mundësuar nga inteligjenca artificiale, përfshirë OpenAi, për të përcaktuar se si i matin ndikimet negative tek fëmijët dhe adoleshentët.
Gjigandi i inteligjencës artificiale siguroi se përditësimi i tij i fundit GPT-5 përmirësoi sigurinë e përdoruesve dhe zgjeroi aksesin në linjat telefonike të krizave.
Për të përmirësuar modelin, kompania tha se ka rekrutuar 170 mjekë nga rrjeti i saj global i ekspertëve të kujdesit shëndetësor për të ndihmuar me kërkimin gjatë muajve të fundit.



