Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë ka goditur brigjet e Meksikës jugore, duke shkaktuar paralajmërim për cunami për disa pjesë të Paqësorit.
Deri më tani nuk janë raportuar viktima ose dëme të konsiderueshme në Meksikë ose Guatemalë nga tërmeti por thjeshtë njerëzve po u këshillohet të qëndrojnë larg plazheve.
Tërmeti me epiqendër në Puerto Madero në Meksikë sipas kohës lokale u regjistrua në 08:49 dhe kishte një thellësi prej 15.2 km.
Janë regjistruar një seri lëkundjesh pasuese, me magnitudë midis 4.7 dhe 6 ballë.



