Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit që përkon me festimet e Pashkës Ortodokse.
Ushtria ukrainase tha të dielën në mëngjes se forcat ruse kishin kryer 2,299 shkelje që nga fillimi i armëpushimit në orën 16:00 sipas orës lokale të shtunën, duke përfshirë edhe vrasjen e katër ushtarëve të paarmatosur.
Ministria ruse e Mbrojtjes, nga ana tjetër, tha se forcat ukrainase kishin kryer 1,971 shkelje, duke përfshirë tre përpjekje për kundërsulme në rajonin e Dnipropetrovskit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më parë se forcat e vendit të tij do t'u përgjigjeshin "në mënyrë simetrike" sulmeve ruse gjatë armëpushimit.
Ai shtoi se shpresonte që armëpushimi të mund të zgjatej përtej PashkëS për të lehtësuar negociatat e paqes të cilat pothuajse kanë ngecur me shpërthimin e luftës në Lindjen e Mesme, por Rusia e hodhi poshtë idenë, duke thënë se sulmet e saj do të rifillonin të hënën.
Trupat ruse kryen 28 sulme dhe gati 2,000 sulme me dronë, tha ushtria ukrainase, por nuk përdorën bomba apo raketa.



