SHBA paralajmërojnë Poloninë: Putin po përgatit sulm për të testuar NATO-n

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Putin po përgatit sulm për të testuar NATO-n

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë paralajmëruar Poloninë se Rusia mund të jetë duke përgatitur një provokim ushtarak në muajt e ardhshëm, që synon të testojë “vendosmërinë” e NATO-s në mbrojtjen e aleatëve të saj. 

 

Portali polak Onet e raportoi lajmin, duke cituar burime pranë Presidentit Karol Naërocki dhe qarqeve të sigurisë. 

 

Skenarët që po merren në konsideratë përfshijnë sulme me raketa ose dronë kundër infrastrukturës kritike, operacione hibride ose kibernetike, dhe një ndërhyrje të kufizuar ndërkufitare nga territori rus i Kaliningradit ose Bjellorusisë, e cila mund të paraqitet si një “aksident”, një “gabim navigimi” ose një “mision shpëtimi emergjent me helikopter”.

 

Sipas burimeve të inteligjencës në Varshavë, qëllimi i Kremlinit është të provokojë një krizë të mjaftueshme për të ushtruar presion mbi aleatët perëndimorë që të zvogëlojnë ose pezullojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke shmangur njëkohësisht një përballje të drejtpërdrejtë dhe në shkallë të plotë midis Rusisë dhe NATO-s. 

 

Operacioni do të synonte kështu të ndante Aleancën dhe të forconte pozicionin negociues të Moskës pa u përshkallëzuar në konflikt të hapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy