Masakra në Bondi Beach gjatë festës hebraike/ 12 të vdekur. Kryerabini i Sidneit mes viktimave

Masakra në Bondi Beach gjatë festës hebraike/ 12 të vdekur. Kryerabini i Sidneit mes viktimave

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 29 të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Bondi Beach në Sidnei, Australi, gjatë së dielës, teksa festohej Hanukkah, festa hebraike e njohur edhe si Festivali i Dritave. 

 

Komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, e konfirmoi ngjarjen në një konferencë për mediat. Lanyon tha se ishte një sulm terrorist dhe se objektivi ishte komuniteti hebraik i Sidneit. Sipas një zëdhënësi të komunitetit vendas hebraik, të cituar nga Times of Israel, Kryerabini i qytetit, Eli Schlanger, ishte midis viktimave.

 

Gjithashtu një vajzë 12-vjeçare ishte midis të vdekurve. Alexander Ryvchin i Këshillit Ekzekutiv të Hebrenjve Australianë konfirmoi për CNN, duke thënë se i njeh të gjithë ata që ishin në festimin e Hanukkah, pasi merr pjesë çdo vit me familjen. 

 

Ai ishte ftuar të merrte pjesë edhe këtë vit, por iu desh ta anulonte në minutën e fundit, i tha Ryvchin transmetuesit amerikan, duke shpjeguar se disa nga miqtë e tij humbën vajzën e tyre 12-vjeçare, e cila vdiq në spital nga plagët e marra.

 

Të plagosurit u transportuan në disa spitale në zonën e Sidneit, përfshirë dy oficerë policie. Gjendja e oficerëve dhe e të plagosurve të tjerë është serioze, shtoi ai në një konferencë. Njëri nga dy sulmuesit është midis 12 viktimave, ndërsa i dyti është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

 

Naveed Akram është një nga dy sulmuesit që kryen masakrën në Bondi Beach në Sidnei.Naveed Akram, 25 vjeç, ndoqi një shkollë islamike në Sydney. Tjetri është Khaled al-Nablusi, një libanez me origjinë palestineze, i lidhur me ISIS-in. Një i dyshuar i tretë është në kërkim përveç dy të identifikuarve. Një sulmues i tretë është gjithashtu në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy