Referendum për reformën në drejtësi/ Italianët drejt kutive të votimit, sondazhet: Melonit i thuhet jo

Referendum për reformën në drejtësi/ Italianët drejt kutive të votimit, sondazhet: Melonit i thuhet jo

Qytetarët në Itali i janë drejtuar të dielën kutive të votimit për një referendum kushtetues dyditor, i cili konsiderohet si një test vendimtar për qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni. 

 

Objekti i votimit është një reformë rrënjësore e sistemit të drejtësisë. Propozimi i qeverisë synon ndryshimin e Kushtetutës për të realizuar dy pika kyçe. 

 

Ndarja e karrierave: Gjyqtarët dhe prokurorët do të kenë rrugëtim profesional të ndarë, duke u ndaluar kalimin nga njëri rol te tjetri. Dhe gjithashtu reformimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke e ndarë organin mbikëqyrës në dy këshilla të veçantë. 

 

Ndryshimi më i madh sipas ekspertëve është mënyra e zgjedhjes së anëtarëve, ata nuk do të zgjidhen më me votim nga kolegët, por përmes shortit, me synimin për të shmangur ndikimet e brendshme.

 

Kryeministrja Meloni dhe Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, e mbrojnë planin si një domosdoshmëri për të garantuar paanshmërinë dhe për të çmontuar ato që i quajnë mekanizma mafia brenda gjyqësorit.

 

Nga ana tjetër, opozita e udhëhequr nga Elly Schlein, Partia Demokratike, dhe shoqatat e avokatëve e cilësojnë këtë si një kapje të pushtetit. 

 

Sipas kritikëve, reforma nuk adreson problemet reale si kohëzgjatja e gjyqeve apo mbipopullimi i burgjeve, por rrezikon ta kthejë drejtësinë në krah të politikës.

 

Ndonëse Meloni ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen në rast të një rezultati negativ, analistët kujtojnë vitin 2016, kur dështimi i një referendumi të ngjashëm rrëzoi qeverinë e Matteo Renzit. 

 

Me zgjedhjet parlamentare që po afrojnë, një rezultat negativ i referendumit do të ishte një goditje për stabilitetin e koalicionit qeverisës.

 

Votimet mbyllen këtë të hënë në orën 1:00 dhe rezultatet pritet të dalin gjatë pasdites së sotme.

 

Sipas sondazheve të fundit të Ipsos Doxa, parashikimi për pjesëmarrjen është 42%, një shifër e konsiderueshme duke marrë parasysh interesin për fushatën zgjedhore. 

 

Me këtë nivel pjesëmarrjeje, vota kundër do të ishte në avantazh (52.4% kundrejt 47.6%). Vetëm me një pjesëmarrje më të lartë (49%) rezultati do të ishte në prag të një barazimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy