Policia turke arrestoi dhjetëra njerëz që kishin dalë në demonstrata për 1 Majin në Stamboll.
Mediat turke, përfshirë faqen e internetit të opozitës Bir Gun, raportuan të paktën për 57 të arrestuar.
Në lagjen Mecidiyeköy, policia u pa nga AFP duke përdorur gaz lotsjellës ndaj turmës, ku përfshiheshin edhe anëtarë të një partie marksiste, HKP, të cilët u përpoqën të kalonin ndërsa brohorisnin "SHBA vrasëse, AKP-ja bashkëpunëtore".
Sindikatat dhe shoqatat e shoqërisë civile kishin bërë thirrje për demonstratat e 1 majit nën sloganin "Bukë. Paqe. Liri".
Më herët këtë javë, autoritetet turke lëshuan urdhër-arreste kundër 62 personave, përfshirë gazetarë, sindikalistë dhe figura të opozitës.



