Përshkallëzohet konflikti/ Izraeli godet infrastrukturën e Iranit, tensione në gjithë Gjirin Persik

Përshkallëzohet konflikti/ Izraeli godet infrastrukturën e Iranit, tensione në gjithë Gjirin Persik

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit po përshkallëzohet, pasi ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj infrastrukturës iraniane. 

 

Sipas burimeve izraelite, në shënjestër janë vendosur depot e magazinimit të naftës, ndërsa janë goditur edhe disa avionë luftarakë F-14 të Iranit.

 

Raportimet nga Teherani tregojnë për shpërthime dhe shtëllunga tymi në disa zona pas sulmeve ndaj objekteve të karburantit. Ndërkohë, tensionet janë përhapur edhe në vendet e Gjirit Persik, ku janë raportuar sulme me dronë dhe raketa.

 

Në Kuvajt është goditur një ndërtesë qeveritare dhe depo karburanti në aeroportin ndërkombëtar, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se mbrojtja ajrore po përballet me kërcënime raketore.

 

Pavarësisht situatës së tensionuar, aeroporti kryesor i Izraelit, Ben Gurion, ka rifilluar fluturimet, me rreth 2 mijë udhëtarë që pritet të nisen me 40 fluturimet e para që nga fillimi i konfliktit.

 

Në planin diplomatik, presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë kërcënimet e zyrtarëve iranianë, ndërsa liderë ndërkombëtarë, përfshirë emirin e Katarit dhe ministrin e jashtëm të Kinës, kanë bërë thirrje për armëpushim dhe për shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të luftës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy