Itali, pesë alpinistë gjermanë humbin jetën nga një ortek

Itali, pesë alpinistë gjermanë humbin jetën nga një ortek

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare, humbën jetën nga një ortek pranë majës së Vertanës në Trentino-Alto Adige në Italinë veriore, njoftuan të dielën shërbimet italiane të shpëtimit.

 

Orteku, i cili ndodhi pasditen e së shtunës, goditi dy grupe alpinistësh gjermanë që po ngjiteshin në Alpet Ortler.

 

Grupi i parë, i përbërë nga tre persona, u gropos plotësisht nën dëborë dhe tre alpinistët humbën jetën, thanë shërbimet italiane të shpëtimit.

 

Në grupin e dytë prej katër vetash, mbijetuan dy alpinistë të cilët kishin arritur në një strehë. 

 

Mëngjesin e sotëm u gjetën trupat e dy personave të fundit të zhdukur, babai dhe vajza e tij 17-vjeçare, shtuan shërbimet italiane të shpëtimit, duke vënë në dukje se kërkimi i tyre ishte penguar nga përkeqësimi i kushteve të motit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy