Të paktën 23 persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti me armë zjarri gjatë një feste pranë Liqenit Arcadia në Edmond, në shtetin amerikan të Oklahomës, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 21:00 sipas orës lokale, gjatë një tubimi të madh të të rinjve që ishte organizuar pranë liqenit.
Sipas policisë, festa ishte e paautorizuar dhe ishte promovuar në rrjetet sociale me emrin “Sunday Funday”.
Lëndimet e të plagosurve variojnë nga të lehta deri në të rënda, përfshirë plagë nga armë zjarri. Disa persona janë dërguar në spital, ndërsa të tjerë kanë shkuar vetë me automjete.
Autoritetet kanë konfirmuar se ende nuk ka të arrestuar, por theksojnë se nuk ka rrezik të vazhdueshëm për publikun.
Policia po punon për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe ka ngritur një pikë ribashkimi për familjarët në një Walmart aty pranë.



