
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky akuzon Moskën për përdorimin e raketave të Koresë së Veriut.
Ai tha se sulmet në Zaporizhzhia, të cilat së fundmi vranë të paktën gjashtë dhe plagosën të paktën 19, përfshinin raketa balistike nga aleati i Rusisë.
Zelensky tha se Rusia "nuk mund të zhvillojë luftë pa përforcime nga Koreja e Veriut".
"Sa më shumë sulme të Koresë së Veriut të ketë këtu në Ukrainë, në Evropë, sa më shumë përdoren raketat dhe ushtarët e tyre, aq më shumë ata korrigjojnë mangësitë dhe pikat e tyre të verbëra", tha Zelensky, duke shtuar se kjo përbën një rrezik për pjesën tjetër të botës.
Zelensky përshëndeti një sulm të suksesshëm ajror në një uzinë petrokimike ruse në Siberinë perëndimore si një "arritje shumë të rëndësishme" të ushtrisë ukrainase.
Ai premtoi "më shumë sulme ukrainase, të cilat duhet t'i tregojnë Rusisë dhe rusëve se paqja është e nevojshme".



