“Nga 43°C në 64°C”, si po përjetohet vala ekstreme e të nxehtit në rrugët e kryeqytetit indian

“Nga 43°C në 64°C”, si po përjetohet vala ekstreme e të nxehtit në rrugët e kryeqytetit indian

Kryeqyteti indian Delhi po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit, ku temperaturat e ajrit kanë kaluar mbi 40°C për javë të tëra. Sipas Indian Meteorological Department, temperatura maksimale arriti deri në 43.5°C, por matjet në terren tregojnë një realitet shumë më të ashpër.

 

Një ekspeditë e realizuar nga Greenpeace India dhe e dokumentuar nga BBC përdori kamera termike, duke zbuluar se temperaturat sipërfaqësore në rrugë, beton dhe automjete arrijnë deri në 64°C. 

 

Sanjana Ben shet fruta të thata nga trotuari në Delhi të Vjetër

 

Diferenca vjen nga fakti se matjet zyrtare tregojnë temperaturën e ajrit, ndërsa sipërfaqet urbane nxehen shumë më tepër nën diellin e drejtpërdrejtë.

 

Gjatë vëzhgimeve në zona të ndryshme të qytetit, nga mbikalimet e trafikut deri te tregjet dhe lagjet e banimit, u vu re se mungesa e hijes dhe gjelbërimit rrit ndjeshëm rrezikun për shëndetin. 

 

Greenpeace India/BBC Dy imazhe të kamerave termike krah për krah tregojnë temperaturat brenda dhe jashtë shtëpisë së Abhishek në Sundar Nagri

 

Banorët dhe shitësit ambulantë raportojnë lodhje ekstreme, marramendje dhe vështirësi për të fjetur, ndërsa mjekët paralajmërojnë për rrezikun e goditjes nga nxehtësia dhe dëmtimeve serioze të organizmit.

 

Rasti tregon qartë ndikimin e urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike në jetën e përditshme, sidomos për ata që punojnë në ambiente të hapura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy