Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e buxhetit të agjencisë policore evropiane, Europol, duke e çuar atë në 3 miliardë euro në kuadër të buxhetit të ri të Bashkimit Evropian për periudhën 2028-2034.
Sipas propozimit të paraqitur nga Brukseli, fondet shtesë do t’i mundësonin Europol-it të dyfishojë numrin e punonjësve dhe të zhvillojë kapacitete të avancuara teknologjike, përfshirë krijimin e një Hapësire të Përbashkët të të Dhënave Policore të BE-së.
Nisma është pjesë e një pakete më të gjerë masash të prezantuara nga Komisioni Evropian për të forcuar aftësinë e Bashkimit Evropian në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe kërcënimeve digjitale.
Paketa parashikon gjithashtu rishikimin e mandateve të Europol-it dhe të Eurojust. Propozimi duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së përpara se të hyjë në fuqi.



