Sipas Lloyd’s List, të paktën 43 anije kontejnerësh që i përkasin 10 kompanive më të mëdha të transportit detar në botë janë ende të bllokuara në Gjirin Persik, raporton Al Jazeera.
Kompanitë kryesore të transportit detar kanë pezulluar shërbimet e tyre në rajon që nga fillimi i luftës kundër Iranit në fund të shkurtit, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme dhe kosto të rritura për tregtinë globale, sipas Lloyd's List, një revistë tregtare për industrinë e transportit detar.
“Disa anije që i përkasin CMA CGM, COSCO, Hapag-Lloyd dhe MSC kanë arritur të evakuohen... në mënyrë të sigurt megjithëse dy anije MSC janë sekuestruar nga autoritetet iraniane”, shtoi Lloyd’s List.



