E ardhmja e shtëpisë së modës pas vdekjes së Giorgio Armani/ Kush është Leo Dell’Orco

E ardhmja e shtëpisë së modës pas vdekjes së Giorgio Armani/ Kush është Leo Dell’Orco

Në intervistën e fundit të Giorgio Armanit, para se të ndahej nga jeta këtë të enjte, ai rikujtoi jetën e tij. 

“Do të doja që trashëgimia të ishte organike dhe jo një moment përçarjeje”, tha ai. 

Armani shpjegoi se planet e tij të trashëgimisë parashikonin një transferim gradual të pozicioneve të përgjegjësisë, të cilat ai gjithmonë i ka mbajtur personalisht.

Përgjegjësitë do kalojnë tek ata që janë më afër meje, si Leo Dell’Orco, anëtarët e familjes sime dhe i gjithë ekipi i punës. Dobësia më e madhe imja, të kisha kontroll mbi gjithçka. 

Kush është Leo Dell’Orco, krahu i djathtë i Giorgio Armanit? 

Ndjekësit e hershëm të Giorgio Armanit e njohin tashmë Leo Dell’Orco-n, i cili përshëndeti publikun në sfilatat e fundit të modës për herë të parë qershorin e kaluar në Milano dhe në korrik në Paris, ndërsa stilisti nuk ndodhej pasi ishte duke u rikuperuar. 

Në krah të tij për 45 vjet, krahu i tij i djathtë, Pantaleo, Leo dell’Orco siç e njohin, lindi në vitin 1952 në Bisceglie, Puglia, Itali.

I rritur në kryeqytetin e Lombardisë, ai u takua me Armanin në moshën 24 vjeç dhe filloi të bashkëpunonte me të, fillimisht si model, për disa sfilata mode. 

Ish-presidenti i ekipit të basketbollit Olimpia Milano, pronar i të cilit është Giorgio Armani që nga viti 2008, Leo Dell’Orco është përgjegjës për linjat e meshkujve për grupin e themeluar nga stilisti, së bashku me Silvana Armanin, mbesën e Georgio, e cila drejton linjën e femrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy