Thatësira në lumenjtë kryesorë të Evropës ul prodhimin e energjisë dhe transportin, kompanitë përballen me humbje

Thatësira në lumenjtë kryesorë të Evropës ul prodhimin e energjisë dhe transportin, kompanitë përballen me humbje

Nivelet rekord të ulëta të ujit në lumenjtë kryesorë të Evropës po shkaktojnë pasoja të mëdha ekonomike, duke kufizuar transportin e mallrave, ulur prodhimin e energjisë elektrike dhe dëmtuar fitimet e kompanive, bën të ditur Reuters. 

 

Thatësira dhe temperaturat e larta, të lidhura me ndryshimet klimatike, kanë prekur veçanërisht lumenj të rëndësishëm si Danubi dhe Rini, duke rritur shqetësimet për ndikimin afatgjatë në ekonominë evropiane.

 

Në Danub, nivelet e ulëta të ujit kanë ndikuar në prodhimin e energjisë në disa vende.

 

 Centrali bërthamor Paks në Hungari, i cili siguron gati gjysmën e energjisë elektrike të vendit, pritet të ndalojë përkohësisht punën për shkak të mungesës së ujit të nevojshëm për ftohje.

 

Edhe hidrocentrali më i madh i Serbisë, “Gjerdap 1”, ka reduktuar ndjeshëm prodhimin, duke operuar në rreth 20% të kapacitetit. 

Problemet me furnizimin me ujë kanë ndikuar gjithashtu në termocentralet me qymyr në vend, duke detyruar uljen e prodhimit.

 

Situata ka prekur edhe Rumaninë, ku një prej reaktorëve të centralit bërthamor Çernavodë është mbyllur për shkak të temperaturave të larta dhe niveleve të ulëta të ujit. Franca gjithashtu ka reduktuar prodhimin e energjisë bërthamore në disa raste për të njëjtat arsye.

 

Përveç sektorit energjetik, thatësira ka goditur transportin lumor.

 Në Danub, fermerët po hasin vështirësi për të transportuar prodhimet bujqësore, pasi shumë porte lumore nuk mund të përdoren nga anijet për shkak të thellësisë së pamjaftueshme të ujit.

 

Edhe porti i Roterdamit, më i madhi në Evropë, ka raportuar rënie të vëllimit të mallrave të transportuara në lumin Rinj, me rreth 10% më pak se nivelet normale. 

 

Më të prekura janë anijet që transportojnë produkte kimike, naftë dhe mallra të rënda, të cilat kërkojnë nivele më të mëdha uji.

 

Thatësira ka ndikuar edhe në bilancet financiare të kompanive energjetike. Kompania austriake Verbund, e cila mbështetet kryesisht te hidrocentralet, ka raportuar humbje prej rreth 370 milionë eurosh në gjysmën e parë të vitit për shkak të kushteve të pafavorshme hidrologjike.

 

Në Itali, mungesa e ujit në lumin Po ka krijuar probleme për bujqësinë, veçanërisht për prodhimin e orizit, si dhe për furnizimin me ujë të pijshëm në veri të vendit.

 

Ekspertët paralajmërojnë se rritja e temperaturave dhe ndryshimi i modeleve të reshjeve po e bëjnë më të pasigurt përdorimin e lumenjve si burime energjie dhe korridore transporti, duke kërkuar investime të reja dhe përshtatje të ekonomisë ndaj kushteve klimatike në ndryshim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy