
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1.5 për qind në tregun aziatik, duke zgjeruar fitimet për të tretën ditë radhazi të enjten.
Rritja e çmimit vjen në një kohë kur janë rritur shqetësimet se SHBA-të mund të kryejnë një sulm ushtarak ndaj prodhuesit kryesor të Lindjes së Mesme, Iranit, që mund të ndërpresë furnizimin nga rajoni.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 99 cent, ose 1.5 përqind, në 69.39 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate u rrit me 1.06 dollarë, ose 1.7 përqind, në 64.27 dollarë për fuçi.
Të dy kontratat janë rritur me rreth 5 përqind që nga e hëna dhe janë në nivelin e tyre më të lartë që nga 29 shtatori.



