Dy persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë një xhamie në qytetin jugor suedez të Orebro të premten, tha policia suedeze. Sipas mediave lokale, njëri prej tyre u qëllua ndërsa po dilte nga xhamia.
Policia u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës ndërsa vazhdojnë kërkimet për autorin e sulmit.
“Policia ka hapur një hetim paraprak për tentativë vrasjeje. Dy persona u plagosën si pasojë e të shtënave”, tha policia në një deklaratë, duke mos dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e të shtënave ose një arrestim të mundshëm të autorit.
“Aktualisht po kërkojmë në mënyrë aktive për autorin/autorët. Po intervistojmë dëshmitarë dhe hetimi teknik është duke vazhduar”, tha zëdhënësi i policisë Anders Dahlman për AFP.
Në shkurt, Orebro përjetoi të shtënat masive më të këqija në historinë suedeze, një burrë 35-vjeçar hyri në një qendër edukimi për të rritur dhe qëlloi për vdekje 10 persona përpara se ta drejtonte armën nga vetja.



