Lufta dhe kriza energjetike rrisin fitimet e kompanive të naftës, mbi 90 mld dollarë në 3 muaj

Lufta dhe kriza energjetike rrisin fitimet e kompanive të naftës, mbi 90 mld dollarë në 3 muaj

Tetë nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë kanë regjistruar fitime prej rreth 93 miliardë dollarësh në vetëm tre muaj, të nxitura nga rritja e çmimeve të energjisë pas konfliktit SHBA-Izrael me Iranin dhe pasiguritë në tregjet globale.

 

Sipas një analize të The Guardian, kompanitë Saudi Aramco, BP, Shell, Equinor, TotalEnergies, Eni, Chevron dhe ExxonMobil pothuajse dyfishuan fitimet e tyre krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur të ardhurat e përbashkëta ishin nën 50 miliardë dollarë.

 

Këto kompani kanë përfituar nga rritja e çmimeve të naftës, të cilat arritën nivele mbi 126 dollarë për fuçi gjatë tensioneve gjeopolitike, ndërsa aktivistët për klimën kritikojnë industrinë për fitime të mëdha në një kohë kur miliona njerëz përballen me kosto më të larta energjie dhe pasoja të ndryshimeve klimatike.

 

Fitimin më të madh e raportoi kompania shtetërore saudite Saudi Aramco, me më shumë se 33 miliardë dollarë të ardhura neto në tremujorin e dytë. Pas saj renditen gjigantët amerikanë Chevron dhe ExxonMobil, të cilët raportuan përkatësisht 12.2 miliardë dhe 14.5 miliardë dollarë fitime.

 

Edhe Shell regjistroi një nga tremujorët më të suksesshëm në historinë e saj, me afro 9.8 miliardë dollarë fitime, ndërsa BP raportoi rreth 5.7 miliardë dollarë, më shumë se dyfishi i tremujorit paraardhës.

 

Fitimet rekord të kompanive të naftës kanë rikthyer debatet mbi përgjegjësinë e industrisë fosile për dëmet mjedisore. Organizatat mjedisore argumentojnë se ndërsa kompanitë rrisin të ardhurat, bota po përballet me temperatura ekstreme, thatësira, zjarre masive dhe përmbytje të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

 

Sipas studiuesve, emetimet nga kompanitë më të mëdha të karburanteve fosile kanë ndikuar në rritjen e intensitetit dhe shpeshtësisë së valëve të të nxehtit në mbarë botën.

 

Vera e fundit ka sjellë valë të forta të nxehti në Evropë, Azi dhe rajone të tjera të botës. Temperaturat rekord kanë shkaktuar viktima, dëme në bujqësi dhe kanë favorizuar përhapjen e zjarreve të mëdha.

 

Thatësirat ekstreme kanë prekur prodhimin bujqësor në disa vende evropiane, ndërsa zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në vende si Spanja, Portugalia, Franca dhe Greqia.

 

Kreu i OKB-së për klimën ka bërë thirrje për një reduktim më të shpejtë të përdorimit të qymyrit, naftës dhe gazit, si dhe për një zgjerim të energjive të rinovueshme.

 

Ndërsa kompanitë e mëdha të naftës vazhdojnë të raportojnë miliarda dollarë fitime, debati global mbetet i fokusuar te pyetja se kush duhet të paguajë koston e krizës klimatike dhe tranzicionit drejt një ekonomie më të qëndrueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy