Gjatë raundit të fundit të bisedimeve në Berlin negociatorët amerikanë kanë kërkuar sërish që Ukraina të braktisë pjesën e rajonit Donbas në lindje, që kontrollohet ende nga Kievi.
Kështu tha për AFP një zyrtar i lartë i njohur me diskutimet.
“Vladimir Putin dëshiron territor. Amerikanët thonë se Ukraina duhet të tërhiqet, gjë që Kievi e refuzon. Është mjaft e habitshme që amerikanët po përqafojnë qëndrimin rus për këtë çështje", tha burimi.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se mosanëtarësimi i Kievit në NATO është një ‘gurthemel’ i bisedimeve, të ndërmjetësuara nga SHBA-të, që synojnë t'i japin fund luftës në Ukrainë.



