Forcat amerikane goditën të shtunën në mbrëmje një tjetër anije që transportonte ilegalisht drogë në brigjet e Venezuelës, tha Donald Trump të dielën para mijëra marinarëve në një ceremoni që festonte 250-vjetorin e marinës amerikane. Ai shtoi se SHBA-të do të fillojnë gjithashtu të hetojnë trafikimin e drogës që ndodh në tokë.
Trump e bëri komentin gjatë një fjalimi në Stacionin Detar Norfolk në Virxhinia, pranë aeroplanmbajtëses Harry S Truman.
Gjatë fjalimit të tij, Trump tha se marina kishte mbështetur misionin “Për t’i hedhur në erë terroristët e kartelit. Nuk ka më anije në ujë. Nuk mund t’i gjesh dot”.
Nëse kontrabandistët e drogës nuk do të vinin nga deti, do të duhet të fillojmë të kërkojmë në tokë sepse ata do të detyrohen të shkojnë nga toka. Dhe më lejoni t’ju them se kjo nuk do të funksionojë mirë as për ta.



