Vizitorët e Akropolit në Athinë mund të shohin tashmë anën perëndimore të Partenonit në formën e saj më të plotë në rreth 220 vjet, pas përfundimit të një faze të re restaurimi të monumentit antik.
Ministria greke e Kulturës zbuloi të enjten punimet e fundit, gjatë të cilave u vendosën dy blloqe të reja mermeri në boshllëqet e fasadës perëndimore të tempullit, pamja e parë që shohin vizitorët kur hyjnë në Akropol.
Ministrja e Kulturës, Lina Mendoni, e cilësoi rezultatin si “vërtet mahnitës”, duke theksuar se restaurimi rikthen përmasat dhe përsosmërinë gjeometrike të monumentit 25-shekullor.
Projekti, i financuar nga Bashkimi Evropian, është pjesë e programit afatgjatë të restaurimit të Partenoni, i cili ka nisur që në vitin 1975 për të riparuar dëmet e shkaktuara ndër shekuj nga luftërat, kushtet atmosferike dhe plaçkitjet.
Vitin e kaluar, Akropoli priti rreth 4.6 milionë vizitorë.



