
Presidenti rus Vladimir Putin, u shfaq i veshur me uniformë për stërvitje, ndërsa testonte syzet super të sigurta.
Putin shihet midis ushtarëve të vendosur në rajonin e Nizhny Novgorod. Stërvitjet “Zapad 2025”, të zhvilluara nga forcat e armatosura ruse dhe bjelloruse, filluan më 12 shtator dhe përfaqësojnë fazën e fundit të stërvitjes së përbashkët vjetore.
Gjatë ditës, Putin testoi syzet termike “Dragonfly”, të cilat u lejojnë ushtarëve të angazhuar në luftën në Ukrainë të lëvizin më të sigurt në fushën e betejës brenda një rrezeje prej një kilometri.
Të hënën, televizioni publik transmetoi imazhe të udhëheqësit rus me uniformë ushtarake duke mbikëqyrur, në rajonin e Nizhny Novgorod, fazën e fundit të stërvitjeve ushtarake ruso-bjelloruse “Zapad 2025”, të cilat e kanë vënë NATO-n në gatishmëri dhe në të cilat, sipas Moskës, janë përfshirë 100.000 ushtarë, përfshirë indianë, iranianë dhe komandantë nga Burkina Faso, Republika e Kongos dhe Mali.



