“Pakti i merlucit” shqetëson Europën, si Norvegjia bashkëpunon me Rusinë

“Pakti i merlucit” shqetëson Europën, si Norvegjia bashkëpunon me Rusinë

Norvegjia dhe Russia vazhdojnë të bashkëpunojnë në menaxhimin e rezervave të merlucit në detin Barent, pavarësisht tensioneve të forta politike mes Moskës dhe Perëndimit. 

 

Marrëveshja, që mediat ndërkombëtare e kanë quajtur “Pakti i Merlucit”, bazohet në një marrëveshje të vitit 1975 dhe konsiderohet thelbësore për ruajtjen e një prej rezervave më të mëdha të merlucit në botë.

 

Sipas Financial Times, ky bashkëpunim është një nga kanalet e rralla ku kontaktet mes Rusisë dhe një vendi anëtar të NATO-s kanë mbetur aktive edhe pas luftës në Ukrainë. 

 

Shkencëtarët argumentojnë se menaxhimi i përbashkët ka ndihmuar në shmangien e mbipeshkimit dhe në ruajtjen e ekuilibrit ekologjik në rajon.

 

Megjithatë, marrëveshja ka ngritur shqetësime në disa qarqe europiane. Zyrtarë dhe analistë të sigurisë druhen se aktivitetet e flotave ruse të peshkimit mund të përdoren edhe për qëllime të tjera, si mbledhja e informacionit mbi infrastrukturat kritike, monitorimi i zonave strategjike apo aktivitete të mundshme spiunazhi në Arktik.

 

Komisioneri europian për Peshkimin, Costas Kadis, ka kërkuar rishikimin e marrëveshjes me Norvegjinë, duke theksuar se çështjet e sigurisë nuk mund të neglizhohen. 

 

Debati bëhet edhe më i ndjeshëm për shkak të rëndësisë strategjike që po merr Arktiku, sidomos pas interesit në rritje të SHBA-së për Greenland dhe zhvillimeve të reja gjeopolitike në rajon.

 

Nga ana tjetër, Norvegjia mbetet një furnizues kyç energjie për shumë vende europiane, gjë që e bën më të vështirë presionin politik ndaj Oslos për ndërprerjen e bashkëpunimit me Rusinë në këtë sektor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy