Linja ajrore Air France njoftoi se do të ndalojë përkohësisht fluturimet e saj midis Paris-Charles de Gaulle dhe Havanës, për shkak të mungesës së karburantit në Kubë.
Pezullimi nis më 29 mars dhe do të zgjasë të paktën deri më 15 qershor, nëse situata në ishull përmirësohet.
Air France aktualisht operon tre fluturime në javë për në Havanë me avionë Boeing 787, por mungesa e karburantit e ka vështirësuar punën, deri tani avionët kanë bërë ndalesa teknike për të marrë karburant në Bahamas.
Kompania tha se udhëtarët me bileta të prekur do të kontaktohen nga linja ajrore dhe se atyre do t’u ofrohet ndryshim datash, kupon ose rimbursim pa pagesë.
Kjo situatë erdhi pasi Kubës i është ndërprerë furnizimi me naftë nga Venezuelë, gjë që ka përkeqësuar krizën energjetike në vend.
Disa linja ajrore të tjera ndërkombëtare gjithashtu kanë pezulluar fluturimet për në Kubë për shkak të mungesës së karburantit.



