Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s Jensen Huang ka deklaruar se Kina do ta "fitojë garën"në zhvillimin e inteligjencës artificiale të gjeneratës së ardhshme.
Kreu i gjigantit amerikan të çipave i tha Financial Times se subvencionet nga Pekini po rrisin aftësitë kineze në sektorin e gjysmëpërçuesve të përparuar që përdoren për të fuqizuar teknologjinë e inteligjencës artificiale.
"Kina do ta fitojë garën e inteligjencës artificiale ", tha ai në një aktivitet në Londër.
Kompania Nvidia me seli në Kaliforni u bë kompania e parë në botë që arriti një vlerësim prej 5 trilionë dollarësh javën e kaluar, megjithëse kapitalizimi i saj i tregut ka rënë që atëherë në rreth 4.7 trilionë dollarë.



