Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e konfliktit ushtarak me Venezuelën, duke thënë se opsioni mbetet në tryezë.
Në një intervistë me NBC News, Trump iu përgjigj një pyetjeje të drejtpërdrejtë lidhur me mundësinë e luftës me Karakasin: “Nuk e përjashtoj, jo”.
Presidenti kujtoi se ditët e fundit kishte urdhëruar një bllokadë të cisternave të naftës të sanksionuara që hynin dhe dilnin nga Venezuela, duke njoftuar se do të pasonin sekuestrime të mëtejshme.
“Nuk po flas për këtë”, tha ai fillimisht kur u pyet nëse këto veprime mund të çonin në konflikt, por më vonë konfirmoi se ishte një mundësi.
“Varet. Nëse janë aq budallenj sa të vazhdojnë të lundrojnë, do të vazhdojnë të lundrojnë derisa të arrijnë në një nga portet tona”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Trump shmangu sqarimin nëse rrëzimi i Presidentit venezuelan Nicolas Maduro është qëllimi i tij përfundimtar: “Ai e di saktësisht se çfarë dua unë. Ai e di më mirë se kushdo”.



