Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar qëllimin e tij për të “Pezulluar përgjithmonë imigracionin nga të gjitha vendet e botës së tretë”.
Ky vendim, shpjegon ai në një postim në rrjetin social Truth, synon t’i lejojë sistemit amerikan të rimëkëmbet plotësisht.
Komentet shënojnë një përshkallëzim të mëtejshëm të masave të emigracionit që Trump ka urdhëruar që nga të shtënat e së mërkurës ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare, të cilat hetuesit thonë se u kryen nga një shtetas afgan i cili hyri në SHBA në vitin 2021 sipas një programi zhvendosjeje.
Trump nuk përmendi asnjë vend me emër dhe as nuk shpjegoi se çfarë nënkuptonte me vende të botës së tretë.
Ai tha se plani do të përfshinte rastet e miratuara nën administratën e ish-Presidentit Joe Biden.
Do ta ndaloj përgjithmonë emigrimin nga të gjitha vendet e Botës së Tretë për të lejuar që sistemi amerikan të rimëkëmbet plotësisht, do t’i japë fund të gjitha miliona pranimeve të paligjshme të Bidenit, dhe do të largoj këdo që nuk është një aset neto për Shtetet e Bashkuara.



