Arrestohet në Kiev, ish-ministri i Energjisë i Krimesë së pushtuar

Arrestohet në Kiev, ish-ministri i Energjisë i Krimesë së pushtuar

Ndërsa zërat rreth kontakteve të mundshme për arritjen e paqes midis Moskës dhe Kievit mbeten të heshtura, ish-kreu i Ministrisë së Energjisë së Krimesë të instaluar nga Rusia, Sergei Kolobov, është arrestuar në kryeqytetin ukrainas. 

 

Prokurorët e Republikës Autonome të Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit, së bashku me hetuesit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës në Republikën Autonome të Krimesë, kanë identifikuar në Kiev një ish-ministër nga Krimea e pushtuar përkohësisht. Ai është akuzuar për tradhti”, raportoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Kolobov, 65 vjeç, është shtetas ukrainas.

 

Burri akuzohet se ka rënë dakord të drejtojë të ashtuquajturën “Ministria e Karburantit dhe Energjisë së Republikës së Krimesë” gjatë pushtimit, duke iu bashkuar administratës pushtuese të shtetit agresor, raporton Ukrainska Pravda. 

 

I dyshuari më pas dha dorëheqjen nga e ashtuquajtura “ministri” dhe vazhdoi të punonte në Krimenë e pushtuar si drejtor i disa kompanive të kontrolluara nga Rusia”, vazhdon gazeta, duke shtuar se në vitin 2026, ish-zyrtari mbërriti në territorin e kontrolluar nga Ukraina dhe u vendos në Kiev (SBU specifikoi se mbërritja e tij ishte e motivuar nga arsye personale), ku ai u identifikua dhe u arrestua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy