
Disa personazhe të famshëm turq janë arrestuar në Stamboll gjatë një operacioni në shkallë të gjerë kundër përdorimit dhe trafikimit të drogës, raportuan disa media lokale.
Hetimi u krye nga Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit, nëpërmjet Departamentit të Krimeve Ekonomike, Kontrabandës dhe Narkotikëve.
Sipas Halk TV, të ndaluarit përfshijnë këngëtaren Hadise, blogeren Dilan-Engin Polat, këngëtaren Simge Sagin, aktoren Demet Evgar dhe aktorin Kubilay Aka.
Personat e përfshirë do të merren në pyetje dhe do t’u bëhen analizat e gjakut si pjesë e hetimit.



