UNICEF: Mbi 370 mijë fëmijë të zhvendosur në Liban, 121 të vrarë

UNICEF: Mbi 370 mijë fëmijë të zhvendosur në Liban, 121 të vrarë

Mbi 370,000 fëmijë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban si pasojë e ofensivës së Izraelit kundër Hezbollahut, ndërsa të paktën 121 fëmijë kanë humbur jetën dhe 399 të tjerë janë plagosur. 

 

Kështu bëri të ditur përfaqësuesi i UNICEF-it në Liban, Marcoluigi Corsi, sipas raportimeve të Reuters.

 

Situata në terren mbetet e rëndë, ndërsa autoritetet izraelite kanë shpallur synimin për të krijuar një “zonë sigurie” deri në lumin Litani, rreth 30 kilometra në veri të kufirit me Izraelin. 

 

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se qindra mijëra banorë shiitë nuk do të lejohen të rikthehen në jug të këtij lumi derisa të garantohet siguria për veriun e Izraelit.

 

Ndërkohë, një zyrtar i UNHCR-së vlerëson se rreth 150,000 persona kanë mbetur të izoluar brenda Libanit, kryesisht për shkak të shkatërrimit të urave dhe infrastrukturës kryesore.

 

Zyrtarë ndërkombëtarë kanë ngritur shqetësime për përshkallëzimin e retorikës dhe veprimeve ushtarake në jug të Libanit. Një përfaqësues i OKB-së theksoi se është jetike që të respektohen plotësisht integriteti territorial dhe sovraniteti i Libanit.

 

Kriza humanitare vijon të thellohet, ndërsa organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje për mbrojtjen e civilëve, veçanërisht të fëmijëve, që po paguajnë çmimin më të lartë të konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy