Stuhia e dëborës në SHBA lë 10 të vdekur dhe miliona pa energji elektrike

Stuhia e dëborës në SHBA lë 10 të vdekur dhe miliona pa energji elektrike

Një stuhi e furishme dëbore iu ka marrë jetën të paktën dhjetë personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë mbi një milion shtëpi pa energji elektrike dhe duke paralizuar trafikun ajror, ku mijëra fluturime u anuluan.

 

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS), priten reshje të mëtejshme bore, ndërsa rreth njëzet shtete, së bashku me kryeqytetin federal Uashington DC, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Disa meteorologë thonë se është një nga ngjarjet më të këqija dimërore në dekadat e fundit, e karakterizuar nga temperatura të ulëta, reshje të dendura bore dhe grumbullime akulli me pasoja potencialisht katastrofike.

 

Shërbimi Kombëtar i Ujit paralajmëroi se amerikanët do të përballen me borë, shi të ngrirë dhe stuhi deri të hënën në mëngjes. Në qytetin e New Yorkut, kryebashkiaku Zohran Mamdani raportoi se pesë persona u gjetën të vdekur jashtë gjatë fundjavës.

 

Ndërsa ende nuk e dimë shkakun e vdekjes, asgjë nuk është një kujtesë më e qartë e rrezikut të të ftohtit ekstrem dhe cenueshmërisë së shumë banorëve, veçanërisht të pastrehëve”, tha ai në një konferencë për mediat. Në Teksas, autoritetet konfirmuan tre vdekje, përfshirë një vajzë 16-vjeçare e cila vdiq në një aksident me sajë, duke rrëshqitur në dëborë. Dy persona vdiqën nga hipotermia në Luiziana, sipas Departamentit të Shëndetësisë.

 

Më shumë se një milion shtëpi ishin pa energji elektrike dhe 840.000 klientë ishin ende pa energji deri të dielën në mbrëmje, kryesisht në shtetet jugore, sipas faqes së specializuar të internetit PowerOutage.com. Në Tennessee, ku akulli rrëzoi linjat e energjisë elektrike, mbi 300.000 klientë mbetën pa energji elektrike. Luiziana, Misisipi dhe Xhorxhia, ku ngjarje të tilla janë më pak të shpeshta, secila pati mbi 100/000 ndërprerje.

 

Trafiku ajror u prek gjithashtu rëndë, ku aeroportet kryesore në Uashington, Filadelfia dhe Nju Jork praktikisht u pezulluan. Që nga e shtuna, më shumë se 19.000 fluturime për në dhe nga Shtetet e Bashkuara janë anuluar dhe mijëra kanë pësuar vonesa, sipas FlightAware.

 

Fenomeni lidhet me një deformim të vorbullës polare, një masë ajri që normalisht qarkullon mbi Polin e Veriut, por është zhvendosur drejt jugut. Shkencëtarët besojnë se frekuenca në rritje e këtyre shqetësimeve mund të lidhet me ndryshimet klimatike, megjithëse debati mbetet i hapur dhe ndryshueshmëria natyrore luan një rol. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy