Qeveria ukrainase duhet të vendosë legjitimitetin e saj dhe kjo është e pamundur pa zgjedhje.
Kështu tha presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për mediat, duke shtuar se Rusia është gati të shqyrtojë ndalimin e sulmeve të thella në Ukrainë në ditën e zgjedhjeve.
“Nëse duan t’i përdorin zgjedhjet vetëm për të ndaluar vrullin ofensiv të trupave ruse, atëherë kjo është zgjedhja e gabuar”, tha kreu i shtetit.
Mandati presidencial i Volodymyr Zelenskyt skadoi zyrtarisht më 20 maj 2024. Megjithatë, Kievi nuk mbajti zgjedhje të rregullta, duke pretenduar se ishte e pamundur derisa të mbaronte gjendja e jashtëzakonshme.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Ukraina po injoron vendimin e Gjykatës Kushtetuese të majit 2014 se mandati presidencial nuk mund të zgjatet. Sipas udhëheqësit rus, kjo do të thotë që “mandati presidencial i Zelensk-t skadoi së bashku me legjitimitetin e tij, i cili nuk mund të rivendoset me asnjë dredhi”.



