Venezuela po përballet me një krizë të thellë humanitare pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin javën e kaluar, duke lënë mbi 1,700 viktima dhe më shumë se 5,000 të plagosur.
Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja po zbehen.
Mjekët raportojnë se sistemi shëndetësor, i dobësuar prej vitesh nga mungesa e personelit, ilaçeve dhe pajisjeve, nuk ishte i përgatitur për një emergjencë të kësaj përmase. Disa spitale në Karakas janë mbyllur për shkak të dëmtimeve, ndërsa të tjerët janë të mbingarkuar me pacientë.
Ndërkohë, mijëra banorë kanë mbetur pa strehë dhe janë vendosur në qendra të përkohshme, ndërsa qeveria ka zgjatur mbylljen e shkollave, shumë prej të cilave janë dëmtuar ose po përdoren për të strehuar të zhvendosurit.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën mes rrënojave, por pas kalimit të "dritares së artë" për mbijetesë, mundësitë për të gjetur të mbijetuar po zvogëlohen.
Pavarësisht kësaj, familjarët e personave të zhdukur vazhdojnë të presin me shpresë pranë ndërtesave të shembura.



