Një anije e operuar nga Koreja e Jugut, e cila u përfshi nga flakët pas një shpërthimi në Ngushticën e Hormuzit të hënën, do të tërhiqet drejt një porti aty pranë për kontrolle dhe riparime.
Lajmi u konfirmua të martën nga Ministria e Jashtme e Seulit. Sipas autoriteteve, pas mbërritjes në port do të nisë një hetim i plotë për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit dhe zjarrit që përfshiu anijen.
Në bord ndodheshin 24 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë gjashtë shtetas koreano-jugorë. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se 26 anije të lidhura me Korenë e Jugut kanë mbetur të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme.



