“Erdoganin mik, Turqinë aleate”, Trump në Ankara, kritika për aleatët e NATO-s

“Erdoganin mik, Turqinë aleate”, Trump në Ankara, kritika për aleatët e NATO-s

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan priti këtë të martë homologun e tij amerikan Donald Trump për samitin e NATO-s. 

 

Presidenti Trump qortoi sërish vendet anëtare të NATO-s se nuk e ndihmuan në luftën që kishte me Iranin. 

 

Jam shumë i zhgënjyer. Nëse samiti i NATO-s nuk do mbahej në Turqi, ku kam mikun tim udhëheqës, burrë i fortë, ndoshta s’do kisha ardhur fare. Aleatët nuk na ndihmuan gjatë luftës me Iranin. Po i vija në provë nëse do vinin në ndihmë apo jo. Italia refuzoi, Britania refuzoi, Gjermania refuzoi dhe Franca refuzoi. Pse po shpenzojmë qindra miliarda dollar por ata nuk janë aty kur kemi nevojë? 

 

Sa i përket Turqisë, ai tha se do heqë çdo sanksion ndërsa do e furnizojë me avionët e gjeneratës së fundit. 

 

Truqia ka qenë miqësor ndaj nesh më shumë se çdo vend tjetër. Ne nuk vendosim sanksione ndaj miqve. Ata mund të ishin bërë pjesë e luftës, por prej meje nuk morën pjesë. Ata kanë ushtri shumë të fuqishme. Unë e di që Erdogani nuk do që Irani të ketë armë bërthamore. Mendoj se do marrim një vendim të mirë për Turqinë për t’i dhënë avionët F-35. 

 

Edhe presidenti Erdogan e konfirmoi. 

 

Nuk është çështje e re. Kemi biseduar vazhdimisht me SHBA-në për këtë çështje. Na janë premtuar pesë avionë luftarakë.

 

Presidenti Trump ishte besimplotë se një marrëveshje për luftën Rusi – Ukrainë është afër. 

 

Që të dy, si Vladimir Putin edhe Zelensky duan që të nënshkruajnë një marrëveshje. Ka shkuar keq për një kohë të gjatë. Mendoj se diçka e mirë do vijë së shpejti. 

 

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha shifra për humbjet ruse në front. 

 

Po eliminojmë rreth 30 mijë ushtarë rusë në muaj. Në qershor humbjet ruse ishin rreth 28 mijë ushtarë. Kemi video për ta konfirmuar këtë numër, për çdokënd prej tyre. Shumica u eliminuan me dron. Nuk është për t’u mburrur, por për të treguar se si ka ndryshuar lufta moderne. 

 

Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur në Ankara në samitin vjetor të aleancës që nis këtë të martë dhe përfundon të mërkurën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy