Gjermania përgatit planet për mbylljen e hapësirës ajrore në rast mbrojtjeje

Gjermania përgatit planet për mbylljen e hapësirës ajrore në rast mbrojtjeje

Gjermania po punon për një plan të ri emergjent që do t’i mundësonte vendit të përgatisë dhe, nëse duhet, të mbyllë hapësirën e tij ajrore në rast kërcënimi apo sulmi ushtarak. Lajmi u konfirmua nga kreu i DFS Deutsche Flugsicherung, Arndt Schoenemann, institucioni që menaxhon trafikun ajror gjerman.

 

Sipas Schoenemann, po hartohet një “katalog kërkesash” në bashkëpunim me ministritë e Mbrojtjes dhe Transportit, i cili mbulon tre nivele të mundshme të mbrojtjes: Kërcënim i thjeshtë, aktivizimi i Nenit 5 të NATO-s, mbrojtja direkte e territorit gjerman.

 

Për secilin skenar parashikohen masa të ndryshme të menaxhimit të hapësirës ajrore, përfshirë kufizimin ose mbylljen e fluturimeve civile.

 

Me rreth 3 milionë fluturime në vit, Gjermania ka një nga hapësirat ajrore më të ngarkuara në botë.

Megjithatë, sipas DFS, linjat ajrore dhe aeroportet civile janë “shumë pak të përgatitura” për mundësinë e riorganizimit të trafikut ajror në favor të lëvizjeve ushtarake.

 

DFS ka nisur sesione informuese me operatorët civilë për të shpjeguar procedurat që do të aplikoheshin në rast emergjence.

 

Sipas Euronews, Gjermania po rinovon rrjetin e radarëve gjatë 10 viteve të ardhshme dhe kërkon që një pjesë e investimeve të bashkëfinancohet nga fondet e BE-së të dedikuara për mobilitetin ushtarak.

Komisioni Evropian ka propozuar: 150 miliardë euro për skemën e huave të mbrojtjes SAFE, 17 miliardë euro të veçanta për projekte të mobilitetit ushtarak në buxhetin 2028–2035, rritje e incidenteve me dronë.

 

Sulmet hibride, veçanërisht shfaqjet e dronëve pranë aeroporteve, janë një tjetër shqetësim në rritje.

Deri në fund të tetorit janë regjistruar 190 incidente, më shumë se gjatë gjithë vitit 2024.

 

DFS po zhvillon sisteme për menaxhimin e trafikut të dronëve, por paralajmëron se dronët “jo-kooperues” me pajisje të modifikuara kërkojnë masa të avancuara detektimi dhe mbrojtjeje.

Schoenemann nënvizoi se rrëzimi i dronëve pranë aeroporteve nuk është opsion, pasi mund të rrezikojë avionët në qarkullim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy