
Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, i ka thënë Elon Musk të “shkojë në Mars”, pasi miliarderi bëri thirrje për shpërbërje të Bashkimit Evropian.
Sikorski, po i përgjigjej kritikave të postuara nga sipërmarrësi amerikan i teknologjisë në platformën e tij X.
BE-ja duhet të shpërbëhet dhe sovraniteti duhet t'u kthehet shteteve anëtare "në mënyrë që qeveritë të mund t'i përfaqësojnë më mirë popujt e tyre", tha ai, duke shtuar "Sa kohë do të duhet para se BE-ja të zhduket?" me hashtagun “#AbolishTheEU”.
Komentet e Musk pasuan një vendim të Komisionit Evropian për të gjobitur X me 120 milionë euro sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale, duke pretenduar se platforma nuk kishte përmbushur rregullat e transparencës për reklamat dhe llogaritë e përdoruesve.
Musk ka kritikuar vazhdimisht politikat e BE-së, duke i quajtur ato tepër kufizuese dhe të dëmshme për lirinë e fjalës. Duke u përgjigjur të dielën, Sikorski tha: "Shko në Mars. Nuk ka censurë të përshëndetjeve naziste atje."
Sikorski duket se iu referua një incidenti në janar 2025 gjatë paradës së inaugurimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.



