Shpërthimi i makinës në Moskë, vret gjeneralin rus/ Dyshime për atentat

Shpërthimi i makinës në Moskë, vret gjeneralin rus/ Dyshime për atentat

Një shpërthim i fuqishëm i një makine në periferi të Moskës shkaktoi vdekjen e Damir Davydov, kreu i Drejtorisë Kryesore të Raketave dhe Artilerisë në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë

 

Ngjarja ndodhi në Balashikha, në lindje të Moskës, dhe u konsiderua m nga autoritetet ruse si një atentat i planifikuar.

 

Sipas hetuesve rusë, një mjet shpërthyes i improvizuar ishte vendosur në një automjet të parkuar pranë një kompleksi banimi. Pajisja u aktivizua në momentin kur Davydov hipi në makinë. 

 

Shpërthimi ishte aq i fortë sa dëmtoi automjetet dhe ndërtesat përreth, ndërsa gjenerali humbi jetën në vendngjarje. Autoritetet deklaruan se bomba ishte e mbushur me copëza metalike për të rritur fuqinë vdekjeprurëse të sulmit.

 

Menjëherë pas sulmit, zyrtarët rusë sugjeruan se atentati mund të ishte organizuar nga shërbimet sekrete ukrainase.

 

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, disa zyrtarë ushtarakë dhe figura pro-Kremlinit janë bërë objekt atentatesh me bomba ose sulme të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy