Një burrë 60-vjeçar goditi me thikë dhe plagosi dy turistë greko-amerikanë këtë të martë në mëngjes pranë Akropolit të lashtë në Athinë.
Sipas raportit policor, burri 53-vjeç pësoi një plagë të rëndë në krah dhe gruaja 48-vjeçare u plagos më lehtë në këmbë por fatmirësisht asnjë nga plagët e tyre nuk u raportua të ishte kërcënuese për jetën.
Sulmuesi u ndalua menjëherë në vendngjarje dhe sipas policisë dukej se vuante nga probleme psikologjike dhe se dyshohet se kishte kërcënuar rastësisht kalimtarët me thikë.
Sulmet e dhunshme në rrugë janë të rralla në Greqi.
Në prill, autoritetet arrestuan një burrë 89-vjeçar i cili dyshohet se hapi zjarr me një pushkë gjahu në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe në një gjykatë në qendër të Athinës, duke plagosur të paktën katër persona.



